Këngëtari Robert Berisha ka qenë i ftuar gjatë ditës së sotme në emisionin “Shqipëria live”, ku ndau me publikun eksperiencën e tij në karantinë si dhe projektet me të cilat po merret aktualisht.
Roberti është i njohur për deklaratat e tij të forta që kanë ngjallur shumë debat në opionionin publik dhe për këtë ka kërkuar disa herë të falur.
Edhe këtë herë këngëtari është ndalur pikërisht në këtë pjesë duke theksuar se do ti kërkonte falje prindërve të tij sepse pavarësisht se i ka ndihmuar që i vogël, ju ka shkaktuar edhe shqetësime dhe nuk ka qenë shumë prezent fizikisht sidomos kohët e fundit.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Roberti tha se edhe Norës do ti kërkonte të falur njësoj si në rastin e të ëmës, por për këngëtaren tha gjithashtu se veç faljes ka edhe shumë falënderime.
Ai ka një raport shumë të mirë me këngëtaren edhe pse janë ndarë pasi së bashku kanë një vajzë dhe këngëtari deklaroi se Norës i ka borxh gjithë jetën duke e lidhur këtë edhe me faktin që i ka dhuruar vogëlushën Renee.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=M1gPFcNbxU0
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BdX8DU_A22W/, https://www.instagram.com/p/B7sxFIeJyy4/