Home Aktualitet Pipero jep lajmin e mirë për verën, ndërsa në vjeshtë do të…
Pipero jep lajmin e mirë për verën, ndërsa në vjeshtë do të…
0

Pipero jep lajmin e mirë për verën, ndërsa në vjeshtë do të…

0
0

Në kohën kur të gjithë janë të mbyllur prej gati një muaj e gjysmë, të gjithë janë duke pyetur se çfarë do të ndodhë me sezonin e verës.

Specialistet kanë thënë shpesh herë se ky sezon nuk do të jetë si gjithë të tjerët, megjithatë nuk e kanë përjashtuar mundësinë e plazhit.

Mjeku Pëllumb Pipero gjatë një interviste për emisionin “Dita jonë” në televizionin “A2”, tha se kjo do të jetë një verë e shëndetshme për qytetarët dhe se ata do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë periudhën e nxehtë të vitit për të bërë plazh.

Mundësia e rikthimit të virusit në verë është shumë e ulët sipas Piperos, por mund të ketë një rikthim të tij në vjeshtë apo në dimër.

Ai tha se nuk mund të jemi tërësisht të sigurit pa një vaksinë kundër COVID-19, por shtoi se maji do të jetë më i qetë.

https://www.youtube.com/watch?v=xWUK7WJdLWY&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xWUK7WJdLWY&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-women-walking-down-the-street-1116984/