E fundit/ Shkon në 803 numri i të prekurve me COVID-19, Tomini: “Kemi arritur…”
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë rregjistruar 8 rastet të reja me COVID-19, duke e çuar në 803 numrin total të të prekurve që nga evidentimi i rasteve të para në fillim të marsit.
5 prej këtyre raste janë evidentuar në Tiranë, dy në Elbasan dhe një në Durrës.
Ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se gjatë kësaj jave të epidemisë, përqindja e pozitivitetit ka arritur në nivelin 4,3%, pozitiviteti më i ulët i arritur gjatë gjithë fazës së epidemisë në Shqipëri.
Ndërkaq në të dyja spitalet në vend, por marrin trajtim 35 persona, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Një lajm i mirë është edhe numri i lartë i personave të shëruar krahasur me personat aktive shumica e të cilëve janë asimptomatikë dhe po ndiqen nga mjeku i familjes.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=uWTTg9IfVdk
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/