Home Aktualitet E trishtë, ndërron jetë në moshën 30 vjeçare këngëtarja e njohur
E trishtë, ndërron jetë në moshën 30 vjeçare këngëtarja e njohur
0

E trishtë, ndërron jetë në moshën 30 vjeçare këngëtarja e njohur

0
0

Ka ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare këngëtarja e njohur e muzikës country Cady Groves.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë vëllai i këngëtares përmes një njoftimi në Twitter ku me hidhërim njofton e motra ka ndërruar jetë ndërsa i thotë të prehet në paqe.

Këngëtarja mësohet se vuante nga disa probleme shëndetësore dhe ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Tennesse.

Ndërkaq kjo nuk është humbja e parë në familjen e saj, pasi disa vite më parë ajo ka humbur dy vëllezër të saj.

Këngëtarja është e njohur sidomos për hitin e vitit 2012 “This little girl”, ndërkohë që sipas vëllait të saj ajo e kishte gati albumin e ri të cilin do ta publikonte në qershor të këtij viti.

https://www.instagram.com/p/B826cx3FY-z/

Link: https://www.instagram.com/p/B826cx3FY-z/

Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-8284233/Country-singer-Cady-Groves-dead-aged-30-natural-causes.html