Home Aktualitet Matura shtetërore, ekspertët tregojnë cilat tema do të përjashtohen nga testi
Matura shtetërore, ekspertët tregojnë cilat tema do të përjashtohen nga testi
0

Matura shtetërore, ekspertët tregojnë cilat tema do të përjashtohen nga testi

0
0

Maturantët janë të vetmit që do ti rikthehen bankave të shkollës nga data 18 maj për tre jave rrjesht me qëllim përgatitjen për provimet e maturës.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini e ka thënë edhe më herët se maturantët nuk do të kenë në provime, pyetjet nga temat e pazhvilluar në ambjentet e shkollës.

Të njëjtën gjë e ka përforcuar edhe Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi përmes një videomesazhi.

Ajo tha se në test janë hequr temat e zhvilluaranga marsi e në vijim, duke theksuar se testi do të përmbajë vetëm tema që maturantët i ka zhvilluar gjatë kohës që kanë qenë në shkollë.

Agjencia e Sigurimit të cilësisë së arsimit parauniversitar ka publikuar disa ditë më parë testet e rishikuara ku kishte hequr temat e zhvilluar pas marsit.

Gjatë videomesazhit Vrapi ju bëri thirrje maturantëve që të përsërisin temat e publikuara në programet e rishikuara.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/249871426214629/

Link: https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/249871426214629/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_mYQVOgPjA/