Home Aktualitet Kur ndryshon fasha orare, Manastirliu tregon çfarë do të ndodhë pas 11 majit
Kur ndryshon fasha orare, Manastirliu tregon çfarë do të ndodhë pas 11 majit
0

Kur ndryshon fasha orare, Manastirliu tregon çfarë do të ndodhë pas 11 majit

0
0

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, ku ka folur për strategjinë e hapjes për javët në vijim.

Ajo tha se plani do të jetë elastik nëse qytetarët zbatojnë rregullat dhe nëse ecuria e sëmundjes do të kishte ritme në ulje.

Manastirliu tha gjithashtu se nuk mund të ketë një datë të saktë se kur do të hapemi plotësisht, por sqaroi se situata do të vlerësohet me periudha dy javore.

E pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse rrezikojmë që të shkojmë deri në fund të qershorit me këtë fashë orare, Ministrja tha se do të shikojmë situatën pas datës 11 Maj për të vlerësuar se çfarë do të ndodhë.

Manastirliu tha gjithashtur se nëse në spital do të ketë nën 90 të shtruar do të kalohet në fazën e dytë, ndërsa nëse do të ketë më shumë se 250 të shtruar do të rikthehen sërish kufizimet.

 

https://www.youtube.com/watch?v=pkqjHDcolgQ&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=pkqjHDcolgQ&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_nRLLonQKd/