Home Aktualitet E fundit/ Publikohen rastet e reja me COVID-19 në vend
E fundit/ Publikohen rastet e reja me COVID-19 në vend
0

E fundit/ Publikohen rastet e reja me COVID-19 në vend

0
0

10 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke e çuar në 842 numrin e përsonave të prekur që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë evidentuar 3 në Tiranë, 3 në Krujë, dy në Shkodër dhe dy në Kamëz, kjo e fundit një vatër e zbuluar vetëm disa ditë më parë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 206 persona aktive, pjesa më e madhe të cilëve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Ndërkaq në të dyja spitalet në vend janë të shtruar 38 pacientë, 7 prej të cilëve në terapi intensive.

Ekspertët e Ministrisë vazhdojonë të apelojnë për qytetarët që të respektojnë rregullat e distancimit social si dhe të mbajën higjenën personale, ndërsa bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=nMbadoH1Ov4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=nMbadoH1Ov4

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/