Home Aktualitet E fundit, shkon në 850 numri i të prekurve, MSH: “Kemi një indikator..”
E fundit, shkon në 850 numri i të prekurve, MSH: “Kemi një indikator..”
0

E fundit, shkon në 850 numri i të prekurve, MSH: “Kemi një indikator..”

0
0

Vetëm 8 raste të reja janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19 në vendin tonë duke e çuar në 850 numrin total të të prekurve në vend.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se 3 raste janë evidentuar në Tiranë, dy në Krujë, dhe nga një në Shkodër, Fier dhe Kamëz.

Gjithashtu janë kryer edhe 18 testime në personel mjekësor dhe pacientë tek shërbimi i neurokirurgjisë në QSUT të cilët fatmirësisht kanë rezultuar të gjithë negativë.

Eugena Tomini, specialiste e Institutit të Shëndetit Publik sqaron se gjatë këtij muaji është trefishuar numri i testimeve dhe aktualisht ka një indikator pozitiviteti nën 5%, një tregues ky mjaft i mirë lidhur me kontrollin e virusit.

Momentalisht në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 30 persona, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Ekspertët vazhdojnë ti bëjnë apel qytetarëve për të respektuar masat e distancimit social, ndërsa theksojnë se respektimi i tyre do të vijojë më lehtësimin e mëtejshëm të masave sipas strategjisë së miratuar.

https://www.youtube.com/watch?v=tV16jfyO51A

Link: https://www.youtube.com/watch?v=tV16jfyO51A

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/