Home Aktualitet Lehtësime të reja, Rama njofton çfarë do të ndodhë pas 18 majit
Lehtësime të reja, Rama njofton çfarë do të ndodhë pas 18 majit
0

Lehtësime të reja, Rama njofton çfarë do të ndodhë pas 18 majit

0
0

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur në ditën e Europës me Ambasadorin e BE-së Luigi Soreca njoftoi se nga dita e hëna do të ketë lehtësira sa i takon të riatdhesuarve.

Ai tha se çdo person që hyn në Shqipëri si i riatdhesuar nuk do të vetëkarantinohet më në hotel, por në kushte shtëpie.

Rama shtoi gjithashtu se qëllimi është që deri në fund të kësaj jave të ketë lehtësira të tjera, ndërsa pas 18 majit të lehtësojnë gjerësisht lëvizjen e qytetarëve.

Megjithatë Rama përsëriti edhe njëherë se nëse do të ketë shtim të numrit të rasteve atëherë do të bëhen hapa pas, ndërsa ka vijuar të bëjë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të sigurisë për të shmangur një veprim të tillë.

DITA E EUROPËS 🇪🇺🇦🇱

Posted by Edi Rama on Saturday, May 9, 2020

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2788557064700340/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/