Home ShowBiz Ndajnë karantinën bashkë… ja çfarë po ndodh me Kejvinën dhe Seven
Ndajnë karantinën bashkë… ja çfarë po ndodh me Kejvinën dhe Seven
0

Ndajnë karantinën bashkë… ja çfarë po ndodh me Kejvinën dhe Seven

0
0

Modelja Kejvina Kthjella prej kohësh ndodhet tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku shkoi për të zhvilluar një kurs 8 javor aktrimi por që ka ngelur andej për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe në SHBA, atë e kemi parë mjaft aktive në rrjetet sociale ku poston vazhdimisht, foto dhe video të shumta.

Këtë herë ajo ka postuar një video pranë reperit Seven me të cilin u përfol pak kohë më parë se mund të jetë në një lidhje.

Megjithatë ata të dy kanë deklaruar se janë miq të mirë, por së fundmi i shohim shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Në një video të postuar në instagram Kejvina dhe Seven janë bashkë në ambjentet e një shtëpie ndërsa modelja është duke luajtur me kapelen e reperit.

Edhe më herët ata të dy i kemi pamë të pozonin bashkë nëpër rrugët e Los Angeles.

Modelja dhe reperi u përfolën muaj më parë për një lidhje, pasi u panë bashkë në disa video të shpërndara nga reperi gjatë një feste në ambjentet e shtëpisë së tij.

Nuk e dimë nëse ata të dy janë karantinuar së bashku, apo nëse janë më shumë se miq mes tyre, kjo mbetet për t’u parë në vijim.

Link: https://www.instagram.com/kejvina_kthella/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAEPw4oiF1h/https://www.instagram.com/p/B_NFmQEJkiW/