Home Aktualitet E fundit/ rritet sërish numri i të prekurve me COVID-19, shumica e rasteve në Tiranë
E fundit/ rritet sërish numri i të prekurve me COVID-19, shumica e rasteve në Tiranë
0

E fundit/ rritet sërish numri i të prekurve me COVID-19, shumica e rasteve në Tiranë

0
0

Ka pësuar një rritje numri i të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë krahasuar me tre ditët e fundit.

Doktoreshë Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 18 raste të reja,11 prej të cilave në Tiranë, 4 në Krujë, dy në Berat dhe një në Durrës.

Deri më sot janë evidentuar në total 898 raste me COVID-19 në vendin tonë.

Megjithatë sipas ekspertëve pavarësisht numri në rritje të rasteve, situata vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Në të dyja spitalet në vend po marrin trajtim vetëm 19 persona, 3 prej të cilëve në terapi intensive.

Më pak se 11% e të prekurve po marrin trajtim në spital, ndërsa pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes.

https://www.youtube.com/watch?v=XJmezZzbV4U

Link: https://www.youtube.com/watch?v=XJmezZzbV4U

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/