Home ShowBiz Festë në oborrin e vilës, Zajmina organizon ditëlindjen perfekte për motrën
Festë në oborrin e vilës, Zajmina organizon ditëlindjen perfekte për motrën
0

Festë në oborrin e vilës, Zajmina organizon ditëlindjen perfekte për motrën

0
0

Motra e këngëtares Zajmina Vasjari ka festuar gjatë ditë së djeshme ditëlindjen dhe nuk ka munguar as urimi dhe as festa e organizuar me këtë rast.

Këngëtarja ka postuar në instagram pamjet e një dreke të organizuar në oborrin e vilës së saj luksoze buzë pishinës ku ka vendosur që ta festojë ditëlindjen së bashku motrën dhe familjen e saj.

Në videot dhe fotot e postuara në instagram Zajmina shihet teksa shfaqet me bikini duke bërë not në pishinë së bashku me të bijën.

“Gëzuar për demin më kokëfortë që duron një binjak të çmendur si mua. Gëzuar ditëlindjen për motrën më të mirë”, shkruan Zajmina krahas fotove dhe videove ku tregon festën që organizuar për ditëlindjen e motrës.

Këngëtarja duket në super formë me bikini, teksa ka nisur kështu edhe sezonin veror duke marrë rreze dielli dhe duke u argëtuar në pishinën e oborrit të shtëpisë.

https://www.instagram.com/p/CAIqUTWnAlB/

Link: https://www.instagram.com/p/CAIqUTWnAlB/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BpM_FxWHG9f/