Aktorja e njohur Mary Cate Olsen ka firmosur së fundmi letrat e divorcit nga bashkëshorti i saj Olivier Sarkozy.
Ajo ka paraqitur një kërkesë urgjente në gjykatë me pretendimin se bashkëshorti i kishte vënë një afat deri në datën 18 maj për t’u larguar nga apartamenti dhe se e kishte shkëputur kontratën e qerasë pa u konsultuar më parë me të.
Mary ka kërkuar një shtyrje afati deri në 30 Maj, pasi për shkak të kushteve të karantinës e ka të pamundur të largohet brenda afatit të caktuar nga i shoqi.
Aktorja 33 vjeçare dhe bankieri francez kanë filluar të dalin bashkë që në 2012, ndërsa u martuan tre vite më pas në 2015.
https://www.instagram.com/p/CAJH5AegETy/Link: https://www.instagram.com/p/CAJH5AegETy/
Burimi i lajmit: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/11618424/mary-kate-olsen-divorce-olivier-sarkozy/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/broken-heart-love-sad-14303/