Home ShowBiz “Ti më bërtet mua, lamtumirë pra..”, Turi sjell momentet e veçanta nga karantina
“Ti më bërtet mua, lamtumirë pra..”, Turi sjell momentet e veçanta nga karantina
0

“Ti më bërtet mua, lamtumirë pra..”, Turi sjell momentet e veçanta nga karantina

0
0

Turjan Hyska dhe Orinda Huta janë një prej çifteve më simpatike të showbizit.
Ata i shohim shpesh herë aktive në rrjetet sociale ku nuk mungojnë edhe videot e famshme me qenin e tyre.
Këtë herë turi ka vendosur të realizojë videon e famshme që është realizuar nga shumë personazhe të njohur me fëmijë të vegjël apo me kafshë shtëpiake.

Turi i ka vendosur qenit të tij disa salçiçe përpara dhe i thotë të mos i hajë sa të vijë ai.

Qeni herën e parë nuk ja vë veshin fare Turit, por sapo ai kthen krahët fillon të hajë salçiçet.

Në momentin që Turi kthehet dhe e sheh që ka ngrënë një pjesë të ushqimit fillon ti ngrejë zërin dhe pastaj ikën sërish, por këtë herë qeni nuk e pret të kthehet por ikën fare duke shkaktuar të qeshura mes çiftit.

Në një video të tretë moderatori kthehet së bashku me qenin dhe tashmë e lejon që të mbarojë salçiçet.

“Ti më bërtet mua, lamtumirë pra..”, shkruan Turi krahas videos ku sapo i ka bërtitur qenit.

Këto video të shpërndara në instagram kanë shkaktuar të qeshura dhe humor mes miqve dhe fansave të tij.

https://www.instagram.com/p/CAI969VpBdT/

Link: https://www.instagram.com/p/CAI969VpBdT/

https://www.instagram.com/p/CAI-FIjJx60/

Link: https://www.instagram.com/p/CAI-FIjJx60/

https://www.instagram.com/p/CAI-XiwJ4GE/

Link: https://www.instagram.com/p/CAI-XiwJ4GE/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4IeyjIJJnW/