“Dashuria e mamit dhe e babit..”, Roberti i dedikon të bijës urimin më emocionues për ditëlindje
Vajza e Norës dhe Robertit feston sot 5 vjetorin e lindjes.
Këngëtari Robert Berisha ka postuar në instagram një video ku shfaqet pranë pianos së bashku me Renee duke luajtur “Happy Birthday” ndërsa shkruan një mesazh mjaft emocionues për ditëlindjen e saj.
“Të të kem ty si fëmijë, më ka bërë të kuptoj sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote më ndriçon gjithmonë ditën. Trëndafilat janë të kuq dhe karamelet janë të ëmbla, por të të kem ty si vajzë nuk mund të krahasohet me asnjë gjë. Talenti jot masiv dhe personaliteti i adhurueshëm mund të shkrijnë edhe malet. Ti je e ëmbël, fenomenale dhe një person i mrekullueshëm e mbështjellë në një paketë që unë e quaj bijë. Ti gjithmonë ke qenë dashuria e mamit dhe babit. Gëzuar ditëlindjen Renee”, shkruan Roberti krahas videos ku shfaqet me të bijën në kurriz duke i rënë pianos.
Vogëlushja ka marë urime të shumta nga miq, familjarë e fansa të këngëtarit të cilët i kanë uruar asaj qindra vite të lumtura dhe të mbushura me gëzim.
https://www.instagram.com/p/CAL424VnqkS/Link: https://www.instagram.com/p/CAL424VnqkS/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BizDMKMFchW/