Home Aktualitet Ndërron jetë papritur princesha e Austrisë, pas disa ditësh do të festonte 32 vjetorin
Ndërron jetë papritur princesha e Austrisë, pas disa ditësh do të festonte 32 vjetorin
0

Ndërron jetë papritur princesha e Austrisë, pas disa ditësh do të festonte 32 vjetorin

0
0

Maria Singh ose e njohur ndryshe si princesha Maria Petrovna Galitzine ka ndërruar jetë krejt papritur pas një aneurizmi kardiak.

Ajo ka ndërruar jetë vetëm disa ditë përpara se të festonte ditëlindjen e saj të 32-të.

Maria ishte vajza e Princit Piotr Galitzine dhe Princeshës Maria Anna Galitzine.

Ajo lindi në Luksemburg dhe u rrit në Moskë ku ndoqi studimet në një shkollë gjermane.

Pas diplomimit u shpërngul në Belgjik ku ndoqi studimet për art dhe design ndërsa më vonë u shpërngul me punë në Chicago dhe së fundmi në Houston.

Ajo ishte e martuar me Rishi Roop Singh një shef kuzhine në Houston dhe kishte një djalë dy vjeçar Maxim.

https://www.instagram.com/p/CALg8jPl5sL/

Link: https://www.instagram.com/p/CALg8jPl5sL/

Burimi i lajmit: https://people.com/royals/princess-maria-galitzine-dies-age-31/