Modelja e famshme Kendall Jenner ka vendosur të nisë një sfidë të re në këto kohë karantine dhe nuk ka të bëjë me video humoristike, por me një gjë akoma edhe me të thjeshtë.
Sfida quhet “Si jeni në të vërtetë” dhe synon që ndjekësit e saj apo kushdo tjetër të përshkruaj se si ndihet në të vërtetë dhe se si po e kalon karantinën.
Kjo sfidë është një nismë e ndërmarë nga modelja dhe një shoqatë për shëndetin mendor e cila synon që ti bëjë njerëzit të shprehen dhe të tregojë se çfarë po ju ndodh gjatë kësaj periudhe, me synimin e vetëm që ti ndihmojnë për ta kaluar me sa më pak stres këtë periudhë të vështirë.
Vetë Kendall tregon se ajo ka pasur luhatje gjatë kësaj periudhe, duke treguar se ka pasur ditë të mira, por edhe ditë të vështira kur e ka mbytur ankthi.
Ndërkaq nisma e saj është përshëndetur nga miqtë dhe ndjekësit e modeles të cilët e kanë falënderuar për këtë sfidë të re.
https://www.instagram.com/p/CANWTC9jcN1/Link: https://www.instagram.com/p/CANWTC9jcN1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B89EQtjjyns/