Home ShowBiz Mos ndoshta Xhemi sapo zbuloi gjininë e bebit të Arbanës, ja komenti dyshues
Mos ndoshta Xhemi sapo zbuloi gjininë e bebit të Arbanës, ja komenti dyshues
0

Mos ndoshta Xhemi sapo zbuloi gjininë e bebit të Arbanës, ja komenti dyshues

0
0

Arbana Osmani është sërish shtatëzanë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të dytë me partnerin e saj Eduard Grishaj.

Fillimisht u përfol se ajo është në pritje të një djali, por një koment i bërë nga Xhemi në një foto të fundit të Arbanës ka ngjallur dyshime.

Moderatorja ka postuar një foto ku shfaqet e lumtur ndërsa lajmëron se sot do të nisë spektaklin “Dua të të bëj të lumtur”

Krahas komenteve të shumta të bie në sy edhe ai i Xhemit e cila shkruan “baby girl”, ndërsa Arbana i kthen përgjigje duke i shkruar: “Të dua”.

Nuk e dimë nëse mikesha e saj ka zbuluar kështu si padashje gjininë e fëmijës që pret Arbana dhe që mund të jetë një vajzë, apo i referohet faktit që moderatorja pozon si një vajzë e vogël, e buzëqeshur përpara aparatit.

Megjithatë vetë moderatorja nuk është shprehur ende lidhur me këtë detaj duke e lënë ende surprizë.

Ndërkaq mbrëmjen e sotme Arbana do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, ku do të risjellë historitë që çdo të shtunë mbajnë të mbërthyer përpara ekranit të gjithë shqiptarët.

https://www.instagram.com/p/CAPrXSSA-LJ/

arbanaaa

Link: https://www.instagram.com/p/CAPrXSSA-LJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8mZlHZAFcC/