Home Aktualitet Gjendet i vdekur në moshën 30 vjeçare aktori i njohur dhe e dashura e tij
Gjendet i vdekur në moshën 30 vjeçare aktori i njohur dhe e dashura e tij
0

Gjendet i vdekur në moshën 30 vjeçare aktori i njohur dhe e dashura e tij

0
0

Aktori Gregory Tyree Boyce i famshëm për rolin e tij në filmin Twilight ka ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare.

Ai dhe e dashura e tij 27 vjeçare Natali Adepoju thuhet se u gjetën nga kushëri i kësaj të fundit në shtëpinë e tyre në Las Vegas.

Çifti mendohet të ketë ndërruar jetë që në 13 maj dhe se shkaku i vdekjes së tyre ende nuk është bërë i ditur.

Aktori ka luajtur rolin e Tyler Crowley në sagën “Twilight”, ndërsa ka patur gjithashtu edhe një rol  në filmin me metrazh të shkurtër “Apokalips”.

Nëna e aktorit përmes një statusi në Facebook ka shprehur gjithë dhimbjen për largimin e të birit nga jeta në një moshë shumë të re, ndërsa përmendi gjithashtu planet e të birit për të hapur një biznes të ri si dhe pasionin e tij për kuzhinën.

Aktori dhe e dashura e tij janë gjetur nga një kushëri i kësaj të fundit, i cili shkoi në shtëpi për të kontrolluar pasi pa makinën e aktorit ende të parkuar para banesës, kur në fakt ata kishin planifikuar për tu larguar drejt Los Angelesit.

Link: https://indianexpress.com/article/entertainment/hollywood/twilight-actor-gregory-tyree-boyce-dead-6416860/