Home ShowBiz Detaje mbi jetën private të Morenës, zbulohet lidhja e saj
Detaje mbi jetën private të Morenës, zbulohet lidhja e saj
0

Detaje mbi jetën private të Morenës, zbulohet lidhja e saj

0
0

Morena Taraku është një prej këngëtareve që e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së publikut jetën e saj private.

Deri tani nuk ka qarkulluar asnjë thashethem lidhur me ndonjë lidhje të mundshme të këngëtares dhe në media është folur shumë pak për jetën e saj private.

Megjithatë këngëtarja është detyruar të pranojë se aktualisht është në një lidhje dhe se është mjaft e lumtur.

Ajo ka publikuar në instagram një komunikim me një fans përmes një faqeje dhe më pas është detyruar të sqarojë për të gjithë se është e dashuar.

“Meqë ra fjalë, jam në një lidhje dhe jam e lumtur, kështu që mjaft folët”, shkruan ajo në statusin e saj në instastory.

Këngëtarja nuk ka treguar detaje të tjera nga lidhja e saj, duke preferuar ta mbajë larg vëmendjes së mediave dhe publikut.

morenaa

Link: https://www.instagram.com/morenataraku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3ot_WuFgqY/