Home Aktualitet E fundit/ 5 raste të reja me COVID-19, ja qytetet ku janë rregjistruar
E fundit/ 5 raste të reja me COVID-19, ja qytetet ku janë rregjistruar
0

E fundit/ 5 raste të reja me COVID-19, ja qytetet ku janë rregjistruar

0
0

Ulet sërish numri i rasteve të reja me COVID-19 në vend.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë janë evidentuar 5 raste të reja, 3 në Durrës, një në Tiranë dhe një në Krujë.

Ndërkaq ekspertët bëjnë me dije se 80% e të prekurve rezultojnë të shëruar dhe se situata paraqitet e stabilizuar.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit listës së personave të shëruar i janë shtuar edhe 13 persona të tjerë, ndërsa bëhet me dije se aktualisht janë 167 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Gjendja paraqitet e stabilizuar edhe në spitale ku aktualisht po marrin shërbimin vetëm 14 persona, tre prej të cilëve në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë i ka ftuar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat dhe duke ruajtur distancimin fizik dhe higjenën personale.

https://www.youtube.com/watch?v=n9cFGvj5DX4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=n9cFGvj5DX4

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/