Home ShowBiz “Zoti më krijoi kështu, nuk mund të bëj fëmijë..”, aktorja e famshme bën deklaratën prekëse
“Zoti më krijoi kështu, nuk mund të bëj fëmijë..”, aktorja e famshme bën deklaratën prekëse
0

“Zoti më krijoi kështu, nuk mund të bëj fëmijë..”, aktorja e famshme bën deklaratën prekëse

0
0

Aktorja e njohur e serialeve në Turqi Larissa Gacemer ka ndarë me fansat një fakt tronditës nga jeta e saj.

Aktorja me origjinë braziliane është e martuar dhe jeton prej vitesh në Turqi së bashku me të shoqin dhe shumë prej fansave e kanë pyetur vazhdimisht se kur do të bëhet me fëmijë.

Kjo e ka detyruar aktoren që të japë një shpjegim duke treguar se ajo nuk bën dot fëmijë dhe se Zoti e ka krijuar kështu.

Larissa thotë se ajo dhe Burak janë të lumtur dhe se ai e ka pranuar ashtu siç është dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe aktorja me veten e saj.

“ E kuptoj që shumë prej jush e thoni me qëllim të mirë, por kanë filluar komente negative dhe pa respekt që pyesin: “Përse nuk bëni fëmijë?”. Unë nuk bëj fëmijë. Unë dhe Burak e kemi provuar vite më parë, por nuk ndodhi. Burak më ka pranuar kështu si jam. Edhe unë e kam pranuar veten. Zoti më ka krijuar kështu”, thotë aktorja gjatë një komunikimi në rrjetet sociale.

Aktorja ka marrë shumë mbështetje nga fansat dhe miqtë e saj, ndërsa më pas me një tjetër status sqaron se e bëri postimin jo për ti mërzitur njerëzit, por për ti ndërgjegjësuar që të mos flasin pa e ditur.

https://www.instagram.com/p/B8icMUKg6U5/

Link: https://www.instagram.com/p/B8icMUKg6U5/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7Qwj8Ygg0B/