Home ShowBiz Arbenita flet për hakmarrje dhe i habit të gjithë…
Arbenita flet për hakmarrje dhe i habit të gjithë…
0

Arbenita flet për hakmarrje dhe i habit të gjithë…

0
0

Modelja Arbenita Ismajli e cila është vënë disa herë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me reperin Fero, një lidhje mjaft e përfolur në mediat rozë.

Aktualisht ajo ndodhet në Londër kur ka ngecur pas mbylljes së kufijve prej pandemisë së Coronavirus, ndërsa Fero ndodhet në Gjermani.

Modelja dhe reperi janë përfolur shpesh për ndarje, por që në fakt kanë rezultuar thjesht thashetheme, pasi pavarësisht se na kanë lënë të kuptojmë disa herë që janë ndarë, në të vërtetë kanë qenë gjithmonë bashkë.

Këtë herë Arbenita ka habitur me një status të saj ku flet për hakmarrje.

“Hakmarrja më e mirë është suksesi i madh”, thotë ajo në një foto të saj, por që nuk e dimë se kujt i drejtohet.

Modelja ka reaguar disa herë lidhur me fenomene të ndryshme sociale dhe që kanë lidhje kryesisht me femrën, ndërsa e shohim shpesh herë aktive në rrjetet sociale ku poston foto të ndryshme nga sesionet fotografike.

arbenitaaa

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9JVOKhFwdr/