Home Aktualitet Shtohen rastet e reja me COVID-19 në vend, shënohet viktima e 33-të
Shtohen rastet e reja me COVID-19 në vend, shënohet viktima e 33-të
0

Shtohen rastet e reja me COVID-19 në vend, shënohet viktima e 33-të

0
0

Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në vend, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 25 raste të reja, 24 në Tiranë dhe vetëm një në Durrës.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije gjithashtu se gjatë mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një 69 vjeçar nga Tirana i cili po trajtohej me terapi intensive pranë spitalit infektiv.

Në total që prej fillimit të epidemisë e deri më sot në vendin tonë janë rregjistruar 33 viktima.

Ndërkaq ndër rastet e reja, 15 të prekur janë në një call center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.

Në spitalin infektiv po trajtohen aktualisht 17 pacientë, nga të cilët 3 në terapi intensive.

Aktualisht në vendin tonë janë 193 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër, ndërsa numri total i personave të infektuar që prej fillimit të epidemisë ka shkuar në 1029, prej të cilëve 78% rezultojnë të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm duke respektuar rregullat e distancimit social dhe higjenën vetjake.

https://www.youtube.com/watch?v=QhLnd9A9eDg

Link: https://www.youtube.com/watch?v=QhLnd9A9eDg

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/