Home ShowBiz Tre vite pas lidhjes merr fund mes çiftit të famshëm, ja çfarë ndodhi
Tre vite pas lidhjes merr fund mes çiftit të famshëm, ja çfarë ndodhi
0

Tre vite pas lidhjes merr fund mes çiftit të famshëm, ja çfarë ndodhi

0
0

Aktorët e njohur të serialit të famshëm të Netflix “Riverdale”, Cole Sprouse dhe Lili Reinhart I kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë pas gati 3 vitesh së bashku.

Burime për E-neës, bëjnë me dije se dyshja e famshme kishin shfaqur mosmarrëveshje që përpara periudhës së pandemisë dhe se gjatë karantinës kanë jetuar larg njëri tjetrit.

Kjo nuk është hera e parë që ata të dy përfliten për ndarje mes tyre.

Të njëjtat thashetheme u përhapën edhe në verën e vitit të shkuar, por aktorja i hodhi poshtë zërat në një intervistë të realizuar në muajin shtator ku ju tha fansave të mos besonin çdo gjë që lexonin në internet.

Burime pranë çiftit kanë thënë se lidhja e tyre ka pasur vazhdimisht ulje ngritje, megjithatë ata kanë mbetur gjithnjë miq të mirë, pavarësisht mosmarrëveshjeve që mund të kenë pasur.

Ata të dy filluan të dilnin bashkë në 2017 dhe daljen e parë publike si çift e kanë bërë në Met Galanë e 2018.

https://www.instagram.com/p/BU8J6iWg1Bu/

Link: https://www.instagram.com/p/BU8J6iWg1Bu/

Burimi i lajmit: https://www.eonline.com/news/1155605/riverdale-s-cole-sprouse-and-lili-reinhart-break-up-after-3-years-of-dating