Pas rritjes së numrit të rasteve, Rama njofton çfarë do të ndodhë këtë fundjavë – ArkivaNews
Home Aktualitet Pas rritjes së numrit të rasteve, Rama njofton çfarë do të ndodhë këtë fundjavë
Pas rritjes së numrit të rasteve, Rama njofton çfarë do të ndodhë këtë fundjavë
0

Pas rritjes së numrit të rasteve, Rama njofton çfarë do të ndodhë këtë fundjavë

0
0

Për herë të parë pas dy muajsh kjo fundjavë do të jetë e hapur për të gjithë.

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook njoftoi se këtë fundjavë do të jenë të hapura të gjitha bizneset si dhe baret e restorantet.

Gjithashtu të gjithë qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm dhe pa kufizime apo fasha orare, ndërsa duke nisur nga data 1 qershor nuk do të ketë më zona të kuqe dhe do të nisë lëvizja në të gjithë vendin.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një konference për shtyp njoftoi se pavarësisht rritjes së numrit të rasteve plani i rihapjes do të vijojë ashtu siç ishte planifikuar me hapjen e kopshteve, çerdheve, plazheve dhe kufijve tokësorë.

Manastirliu tha se po punohet gjithashtu për një plan rihapjeje të transportit publik, por deri atëherë ky shërbim do të qëndrojë i mbyllur.

Të mbyllura do të vazhdojnë të qëndrojnë gjithashtu edhe aktivtetit kulturore, sportive, palestrat dhe klubet.

RAma

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3003655353036423/

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3003655353036423/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/