Home Aktualitet Zgjerohet harta e infektimeve, rikthehet COVID-19 në këto dy qytete
Zgjerohet harta e infektimeve, rikthehet COVID-19 në këto dy qytete
0

Zgjerohet harta e infektimeve, rikthehet COVID-19 në këto dy qytete

0
0

23 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Hartës së të infektuarve i është rikthyer sërish qyteti i Matit dhe i Lushnjes.

Nga 23 raste, 12 janë rregjistruar në Tiranë, 4 në Lushnje, 6 në Mat dhe një rast në Durrës kontakt i rastit të zbuluar në fasoneri.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 28 persona duke e çuar në 851 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Rastet e evidentuara në Mat janë kontakte të një pacienteje në QSUT, ndërsa katër rastet në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuara më herët në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për qytetarët që të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të tregohen të kujdesshëm për të shkëputur zinxhirin e transmetimit të mëtejshëm të infeksionit.

https://www.youtube.com/watch?v=vQJeirZjZwA

Link: https://www.youtube.com/watch?v=vQJeirZjZwA

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/