Këngëtarja Morena Taraku pranoi disa ditë më parë se është në një lidhje dhe është shumë e lumtur, por pa përmendur identitetin e të dashurit të saj.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme Morena ka publikuar bisedën gati një orëshe me njeriun e zemrës, ndërsa e shoqëron foton me një zemër dhe me fjalët: “Të dua”.
Kujtojmë se Morena ndodhet aktualisht në Turqi ku ka ngelur nga bllokimi i kufijve që prej shpërthimit të pandemisë.
Atë e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë foto dh video të shumta sidomos nga pushimet e saj, ndërsa ekspozon shpesh herë format perfekte me bikini, apo veshje mjaft joshëse.
Këngëtarja edhe pse e pranoi se është e lidhur, deri tani nuk ka treguar asnjë detaj tjetër lidhur me partnerin e saj.
Link: https://www.instagram.com/morenataraku/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3b60pklElQ/