Home ShowBiz Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë djali i saj
Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë djali i saj
0

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë djali i saj

0
0

Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi është bërë nënë për herë të dytë një ditë më parë.

Ajo ka postuar në instagramin e saj një foto të vogëlushit të porsa ardhur në jetë ndërsa shkruan: “Me datë 1.06.2020 ne u bekuam me ardhjen tënde”.

Ryva dhe partneri i saj janë prindër të një vajze e cila erdhi në jetë tre vite më parë, ndërsa tani u bekuan edhe me një djalë.

Në foton e postuar në instagram, Ryva tregon dorën e të birit në dorën e saj dhe gjysmë profilin e tij, një foto shumë e veçantë e cila do t’ua bëjë ditën edhe më të bukur.

Këngëtarja ka marrë shumë mesazhe urimi nga miq, familjarë dhe fansa të saj të cilët i kanë uruar vogëlushit qindra vite të lumtura dhe të gëzuara pranë familjes.

https://www.instagram.com/p/CA7eFoWFZAt/

Link: https://www.instagram.com/p/CA7eFoWFZAt/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/baby-s-feet-on-brown-wicker-basket-161534/