Home Aktualitet U gjetën të vdekur në banesë, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit dhe të dashurës së tij
U gjetën të vdekur në banesë, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit dhe të dashurës së tij
0

U gjetën të vdekur në banesë, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit dhe të dashurës së tij

0
0

Aktori i njohur 30 vjeçar Gregory Tyree Boyce i cili u gjend i vdekur në apartamentin e tij së bashku me të dashurën ka humbur jetën si rezultat i një mbidoze kokaine dhe fentanyli.

Policët në Los Angeles, pasi inspektuan vendin e ngjarjes zbuluan një pluhur të bardhë në rrobat e viktimave dhe pas ekspertizës rezultoi se ata të dy kanë ndërruar jetë aksidentalisht për shkak të mbidozës.

Aktori 30 vjeçar është i njohur kryesisht për rolin e tij në sagën Tëilight, ndërsa së fundmi është shfaqur në filmin Apocalypse dy vite më parë.

Nëna e aktorit përmes një statusi në Facebook menjëherë pas vdekjes së të birit ka shprehur gjithë dëshpërimin e saj, ndërsa rrëfeu gjithë planet e lëna përgjysmë nga i biri, i cili u nda nga jeta në një moshë shumë të re.

Link: https://www.syracuse.com/entertainment/2020/06/cause-of-death-revealed-fortwilight-actor-gregory-tyree-boyce-30-and-his-girlfriend.html