Home Aktualitet E fundit/ Konfirmohen 13 raste të reja, ja harta e shpërndarjes
E fundit/ Konfirmohen 13 raste të reja, ja harta e shpërndarjes
0

E fundit/ Konfirmohen 13 raste të reja, ja harta e shpërndarjes

0
0

13 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

11 raste janë evidentuar në Tiranë, një në Krujë dhe një në Shkodër, ndërsa në total që prej fillimit të epidemisë janë rregjistruar 1197 raste, ndërkohë që rreth 75% e të prekurve tashmë janë shëruar.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se aktualisht në vendin tonë janë 266 persona aktiv me COVID-19, ku pjesa më e madhe gati 68% ndodhen në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër në Durrës, Kamëz dhe Krujë.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 23 persona, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë ndërkaq vijon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm duke respektuar rregullat e vendosura për të ruajtur veten dhe të afërmit.

https://www.youtube.com/watch?v=bc0VlxdJk_s

Link: https://www.youtube.com/watch?v=bc0VlxdJk_s

Burimi i fotos: