E trishtë, coronavirus i merr jetën këngëtarit të famshëm në moshën 34 vjeçare
Këngëtari Chris Trusdale ish anëtar i grupit “Dream Streets” ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare nga Coronavirus.
Edhe pse shaku i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga instancat përkatëse, miku i tij Jesse McCartney deklaroi se Chris ndërroi jetë prej komplikacioneve nga Coronavirus.
34 vjeçari ishte gjithashtu edhe një aktor që e nisi karrierën e tij që në moshën 8 vjeçare me interpretimin e tij në disa shfaqje teatrale.
Pas ndarjes nga grupi “Dream Streets”, Chris u shfaq në disa shoë televizive si “Shake it up” apo “Austin and Ally”.
Banda muzikore e djemve ku bënte pjesë edhe këngëtari u bë shumë e famshme në 2002 dhe albumi i tyre arriti kulmin duke u renditur në vendin e parë në tabelën e Albumeve të Pavarura të Billboard.
https://www.instagram.com/p/CA_P93xBLYB/Link: https://www.instagram.com/p/CA_P93xBLYB/