Home ShowBiz Mediat e huaja bëjnë bashkë Taynën me reperin Tyga, ja fotot nga protesta për George Floyd
Mediat e huaja bëjnë bashkë Taynën me reperin Tyga, ja fotot nga protesta për George Floyd
0

Mediat e huaja bëjnë bashkë Taynën me reperin Tyga, ja fotot nga protesta për George Floyd

0
0

Reperi Tyga i është bashkuar gjatë ditës së djeshme protestave që po mbahen në SHBA, kundër vrasjes së afroamerikanit George Floyd nga një polic amerikan.

Mediat e huaja e kanë fotografuar atë gjatë protestës me një femër bionde e cila quhet Tayna dhe që duket sikur i ngjan pak reperes shqiptare.

Daily Mail në një artikull per Tygën poston fotot e tij krah biondes ndërsa tregon se që të dy po protestonin të veshur me të zeza në mënyrë paqësore.

Por mediat duke dashur të tregojnë diçka më shumë rreth shoqërueses së tij e kanë ngatërruar me reperen Tayna duke postuar disa foto nga instagrami i këngëtares, ndërsa në të vërtetë vajza që e shoqëron duket qartë që nuk është Tayna.

Daily Mail shkruan që në titull se Tyga shoqërohet në protestë me një femër që i ngjan Kylie Jenner e cila ka qenë e dashura e tij kohë më parë.

Link: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-8382981/Tyga-rocks-black-look-alongside-mystery-Kylie-Jenner-lookalike-George-Floyd-protest.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9J4IVCB0ZA/https://www.instagram.com/p/CAQF9uSAT-2/