15 raste të reja me COVID-19, dy qytetarë u infektuan në një ceremoni mortore
Nga testimet e realizuar gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 15 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.
10 raste janë evidentuar në Tiranë, 2 në Kamëz dhe tre në Shkodër.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njofton se dy rastet e bashkisë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore.
Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 24 persona, 5 prej të cilëve në terapi intensive.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit numrit të personave të shëruar i janë shtuar edhe 12 persona të tjerë, ndërsa numri i personave aktivë me COVID-19 në vend është 269, kryesisht në Tiranë, Krujë, Kamëz, Durrës dhe Shkodër.
Ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë vijojnë të bëjne apel për të respektuar rregullat e distancimit social për të shkëputur kështu zinxhirin e transmetimit të sëmundjes.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=fm6qaHHWFts
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/