Moderatori Ermal Peçi ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” të gazetares Ester Bylyku ku ka folur lidhur me përvojën e tij në fushën e moderimit, jetën personale si dhe eksperienca të ndryshme gjatë intervistave me personazhe të njohur.
Në një moment gjatë intervistës gazetarja ndërsa moderatori po përgjigjet shikon telefonin, çka duket se nuk i ka pëlqyer moderatorit i cili ka reaguar menjëherë.
“Unë i kam shumë qejf njerëzit që më shohim në sy dhe do ta marr atë telefon e do ta bëj copash Ester Bylyku se na ke futur në një dhomë të errët këtu..”, thotë Ermali gjatë intervistës ndërsa më pas të dy fillojnë të qeshin me batutën e tij.
Ermali ka tregur gjithashtu edhe histori të shumta nga pushimet e tij, ndërsa rrefeu se si u fiksua pas tij recepsionistja e hotelit ku ai po qëndronte gjatë pushimeve në Turqi.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=8x_1Kmc14pk&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6tTwFJgWMi/