Home ShowBiz U kërcënua deri me vdekje nga fansat e këngëtarit, gazetarja flet për sherrin me reperin shqiptar
U kërcënua deri me vdekje nga fansat e këngëtarit, gazetarja flet për sherrin me reperin shqiptar
0

U kërcënua deri me vdekje nga fansat e këngëtarit, gazetarja flet për sherrin me reperin shqiptar

0
0

Gazetarja Genta Hodo është përfshirë gati dy vite më parë në një sherr me reperin Seven Saraqi.

Ajo i është rikthyer edhe njëherë situatës që përjetoi verën e dy viteve më parë në një plazh në jug të vendit gjatë një interviste për emisionin “Mes Yjesh” në “Tv Ora News”.

Genta shpjegoi se çfarë ndodhi në të vërtetë me reperin dhe si e kanë marrë dhe kërcënuar fansat e tij me lloj lloj fjalësh e madje deri tek kërcënimet me jetë.

Gazetarja thotë se kishe lënë një intervitë me Seven, për të cilën kishte marrë paraprakisht konfirmim nga këngëtari i cili jo vetëm që e la të priste dy orë, por as nuk e anuloi intervistën.

Më pas Genta thotë se ka marrë mesazhe nga më të ndryshmet nga fansat e Seven dhe sigurisht që nuk e ka përjetuar mirë pasi ishte hera e parë që i ndodhte një gjë e tillë.

Gjatë intervistës ajo ka folur gjithashtu edhe për jetën e saj profesionale si dhe punët që ka realizuar përpara se të bëhej gazetare.

Genta ka treguar se madje ka marrë pjesë edhe në një prej klipeve të Norës ku ka treguar gjithashtu se është paguar vetëm 2 mijë lekë të reja.

https://www.youtube.com/watch?v=-6F4s_zgxBs

Link: https://www.youtube.com/watch?v=-6F4s_zgxBs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_nFLO0HGjp/