Home ShowBiz Me foton më të bukur të Roman, Sara jep mesazhin më të fuqishëm për nënat
Me foton më të bukur të Roman, Sara jep mesazhin më të fuqishëm për nënat
0

Me foton më të bukur të Roman, Sara jep mesazhin më të fuqishëm për nënat

0
0

Sara Hoxha i është bashkuar gjatë ditës së djeshme protestave në sheshin Nënë Tereza kundër abuzimit seksual dhe dhunëa ndaj femrave, nxitur nga abuzimi i 15 vjeçares nga roja i shkollës ku studionte.

Ajo dhe motra e saj Lori i janë bashkuar të gjithë personazheve të njohur të ekranit në mbështetje të kësaj çështjeje sensitive.

Sara ndërkaq ka preferuar që përmes vogëlushit të saj Roman të japë gjithashtu edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha nënat e sidomos për ato që rritin djem.

Krahas fotos së vogëlushit Roman, Sara shkruan: “Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për shoqërinë është të rrisim fëmijë të edukuar mirë”.

Ajo çfarë të bie në sy përveç mesazhit  është edhe portreti i vogëlushit i cili qenka rritur kaq shumë.

Sara dhe Ledioni u bënë prindër për herë të dytë në tetor të vitit që shkoi dhe që atëherë i kemi parë të postojnë herë pas herë foto shumë të bukura familjare.

sara hoxha

sara..

loriss

Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/https://www.instagram.com/lorihoxha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz6EsPeHNrn/