Home ShowBiz “Momenti i tmerrshëm kur më sulmuan me thikë..”, Fjoralba ndan historinë e frikshme të jetës së saj
“Momenti i tmerrshëm kur më sulmuan me thikë..”, Fjoralba ndan historinë e frikshme të jetës së saj
0

“Momenti i tmerrshëm kur më sulmuan me thikë..”, Fjoralba ndan historinë e frikshme të jetës së saj

0
0

Moderatorja Fjoralba Ponari ka rrëfyer për herë të parë një histori shumë të frikshme të jetës së saj që i ka ndodhur para disa vitesh.

E ftuar në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”, ndërsa po diskutohej tema e ngacmimeve, nisur nga ngjarjet e fundit, moderatorja ka treguar një moment të tmerrshëm që ka kaluar kur ishte në vit të parë universitet.

“Në të kaluarën kam pasur një rast kur jam sulmuar fizikisht, kam qenë në vitin e parë të shkollës dhe lartë. Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe kam qenë nën kërcënimin e thikës”, thotë Fjoralba në rrëfimin e saj ndërsa është përlotur teksa po tregonte historinë.

Ajo tha gjithashtu se fatmirësisht i kanë ardhur në ndihmë dy zotërinj, por ajo nuk mundi dot ta denonconte personin pasi ai ishte me kapele.

Moderatorja tregon se në atë periudhë ka kaluar ankthe shumë të mëdha , madje i është dashur të trajtohej me seanca private.

Fjoralba thotë se prindërit i ka pasur gjithmonë mbështetje dhe se falë trajtimin e ka kaluar atë periudhë të vështirë.

https://www.instagram.com/p/CA-fbhLAp61/

Link: https://www.instagram.com/p/CA-fbhLAp61/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bp7Pf9oHon2/