Dafina sqaron sherrin e famshëm me Tunën pas përgjimeve telefonike, ja çfarë ndodhi mes tyre
Dafina Zeqiri ka folur për herë të parë në emisionin “Nin” në Klan Kosova për sherrin e famshëm që pati vite më parë me kolegen e saj, këngëtaren Tuna.
Në atë kohë u tha se Dafina dhe Tuna nuk flisnin me njëra tjetrën për shkak të disa deklarata të Dafinës kundrejt këngëtares gjatë një bisede telefonike, ku ajo e quajtur Tunën njeri me dy fytyra.
Mosmarrëveshja mes vajzave duket se shkoi edhe më tutje, pasi Tuna modifikoi një këngë bashkëpunim me Dafinën duke zhdukur zërin e saj nga refreni, çka dëshmoi se marrëdhënia mes tyre nuk ishte aspak e mirë.
Gjatë intervistës së djeshme, moderatori i emisionit në rubrikën “Ndaje ose thuaje”, e ka pyetur Dafinën për sherrin e famshëm me Tunën dhe përgjigjia e saj la të kuptohej se vajzat tashmë e kanë ndrequr marrëdhënien e tyre.
“Është shumë normale që dy vajza që ja dalin mbanë me forcat e veta të kenë përplasje me njëra tjetrën. Ka kaluar një kohë dhe ajo ka pranuar gabimet e veta dhe unë gabimet e mia se kemi qenë më të reja. Kanë ndikuar shumë njerëz kështu që sot jemi shumë mirë”, tha Dafina në përgjigje të pyetjes.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=8KoRiQwtzkU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-FmMXnlrV4/, https://www.instagram.com/p/CAu0LUoh40O/