Aktori Bes Kallaku e ka treguar gjithmonë dashurinë e madhe që ka për gjyshen e tij e cila falë tij është bërë një personazh shumë i njohur.
Besi është rritur nga Ija dhe ajo nuk ja prish asnjëherë qejfin siç ka thënë shpesh herë aktori.
Atë e kemi parë herë pas here të postojë foto dhe video ku shfaqet me gjyshen ndërsa tregon vazhdimisht dashurinë që ka për të.
Këtë herë ai I ka marrë shaminë e bardhë Ijes dhe e ka lidhur në kokë njësoj si gjyshja, ndërsa krahas fotos së veçantë shkruan: “Jam fans I Ijes, dashurisë që jep dhe si nuk ma prish terezinë për asnjë gjë”
Ata të dy kanë pozuar të përqafuar pranë njëri tjetrit dhe shamia në kokën e Besit ka shkaktuar të qeshura dhe komente plot humor tek fansat e aktorit.
https://www.instagram.com/p/CBQEVrXHiwT/Link: https://www.instagram.com/p/CBQEVrXHiwT/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAIwaBqHsnm/