Modelja Adrola Dushi është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj private, pasi është përfolur për një dashuri të re në jetën e saj.
Megjithatë ajo vetë ende nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me jetën e saj private, ndërsa në rrjetet sociale e shohim të postojë foto të ndryshme gjatë sesioneve fotografike që realizon apo edhe nga momentet që kalon pranë të birit.
Ajo ka postuar së fundmi disa foto me bikini nga plazhi ku shfaqet në formë perfekte, ndërkohë në njërën prej tyre pozon me të birin të cilin e quan truprojën e saj, duke qënë se vogëlushi është ngjitur në pikën e vrojtimit ku qëndrojnë rojet e plazhit.
Fotot e Adrolës janë pëlqyer shumë nga fansat dhe miqtë e saj të cilët kanë komentuar duke I bërë komplimenta të shumta modeles për format e saj dhe për fotot e bukura pranë të birit.
https://www.instagram.com/p/CBO9sNahsOM/Link: https://www.instagram.com/p/CBO9sNahsOM/
https://www.instagram.com/p/CBQzKhdhMZ6/Link: https://www.instagram.com/p/CBQzKhdhMZ6/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-7vjHwhdy9/