Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është një prej këngëtareve më të dashura për publikun, të cilën e shohim shpesh herë aktive në rrjetet sociale.
Ajo shfaqet gjithmonë në formë perfekte dhe e kuruar deri në detaj në çdo foto që poston në rrjetet sociale dhe në çdo event ku është e pranishme.
Së fundmi me anë të një looku mjaft interesant, këngëtarja ka rikthyer në vëmendje një prej trendeve të kohës me pamjen e re.
Xhensila ka realizuar një grim natyral ku nuk mungojnë disa quka në fytyrë të cilat duket se janë kthyer sërish në modë.
Këngëtarja duket shumë e këndshme me këtë lloj looku dhe madje është pëlqyer shumë nga të gjithë fansat dhe miqtë e saj.
https://www.instagram.com/p/CBSxTnYhuRQ/Link: https://www.instagram.com/p/CBSxTnYhuRQ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-zJCjvhlTQ/