E goditi rrufeja teksa hekuroste, aktorja e famshme tregon se si i shpëtoi vdekjes vite më parë
Aktorja e famshme Sharon Stone ka rrëfyer për herë të parë në një intervistë një ngjarje që për pak i ka kushtuar jetën.
Ajo tha se në shtëpinë e prindërve të saj kishin një pus uji dhe ndërsa ajo ishte duke hekurosur vendos që të mbushë hekurin me ujë dhe njërën dorë e kishte tek hekuri, ndërsa tjetrën në ujë.
Në ato momente aktorja rrëfen se një rrufe e ka hedhur përtej dhe është përplasur pas frigoriferit.
E ëma e ka dërguar menjëherë në spital dhe ishte shumë me fat që mundi të shpëtonte, por EKG-ja ka treguar një sasi shumë të lartë elektriciteti në trupin e saj dhe për pasojë aktorja ka bërë EKG, për 10 ditë rrjesht.
Stone tha se ndihet shumë me fat që mundi të mbijetonte, ndërsa rrëfen gjithashtu se ky nuk është incidenti i saj i vetëm.
Link: https://www.vulture.com/2020/06/sharon-stone-says-she-was-once-struck-by-lightning.html
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-in-gray-dress-shirt-holding-white-book-4107183/