Dua Lipa dhe Anwar Hadid sapo festuan një vit bashkë.
Ata të dy janë lidhur fiks një vit më parë dhe këngëtarja e ka kujtuar këtë përvjetor me disa prej fotove me momentet më të bukura së bashku.
Këngëtarja dhe partneri i saj janë gjithmonë nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe i shohim shpesh bashkë me foto dhe video në rrjetet sociale ku pozojnë gjithnjë e më të dashuruar.
“Nuk ka gjë më të ëmbël sesa 365 ditë përkrah teje”, shkruan Dua krahas fotove ku pozon së bashku me Anwar.
Këngëtarja e ka bërë familjare lidhjen e saj dhe shpesh herë e kemi parë në dreka dhe darka familjare në shtëpinë e Anwar.
Ajo ishte e pranishme edhe në ditëlindjen e motrës së tij modeles Gigi Hadid kur ajo rrëfeu për herë të parë se është shtatëzanë në pritje të një vajze.
https://www.instagram.com/p/CBa1XnHBP5W/Link: https://www.instagram.com/p/CBa1XnHBP5W/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAp2Mvphudj/