Rritja e rasteve rikthen kufizimet, Rama njofton tre masat e reja
Java e fundit ka shënuar raste gjithnjë e në rritje të personave pozitiv me COVID-19.
Që prej rihapjes është vënë re një rritje e vazhdueshme e rasteve të reja të cilat arritën kulmin gjatë ditës së sotme me 82 raste të reja.
Kryeministri Edi Rama duke pasur parasysh situatën e krijuar në vend ka komunikuar përmes një videoje live në Facebook tre masat që ai dhe ekspertët vendosën të marrin përballë një situate të tillë.
E para nuk do të lejohet asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik. Liria e lëvizjes është e garantuar, por grumbullimi i më shumë personave sesa e lejon protokolli i sigurisë nuk do të lejohet më dhe policia do të bëjë detyrën pa asnjë lloj dallimi.
Masa e dytë ka të bëjë me bizneset të cilat sipas Ramës do të dënohen jo vetëm me gjoba kur nuk respektojnë protokollet e sigurisë, por edhe me heqje lirie.
Ndërsa masa e tretë ka të bëjë me qytetarët të cilët do të lejohet të levizin normalisht pa kufizime dhe autorizime, por do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të distancimit sociale.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/261939418415671/Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/261939418415671/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/