Home ShowBiz Bëhen prindër për herë te parë, Jonida dhe Besniku zbulojnë emrin e vogëlushes
Bëhen prindër për herë te parë, Jonida dhe Besniku zbulojnë emrin e vogëlushes
0

Bëhen prindër për herë te parë, Jonida dhe Besniku zbulojnë emrin e vogëlushes

0
0

Aktorja Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi u bënë sot prindër për herë të parë pas ardhjes në jetë të vazjës së tyre.

Lajmin e ka dhënë vetë Besniku përmes një fotoje në instagram ku shihet të pozojë përpara krevatit të së bijës ndërsa me një status të veçantë zbulon edhe emrin e të bijës.

Ata kanë vendosur ta quajnë vogëlushen Emi ndërsa vetë Besniku i ka dedikuar vogëlushes fjalët më të bukura pas ardhjes së saj në jetë.

“Zoti më ka takuar me një çikë shumë të bukur sot. Ma ka marrë krejt zemrën! Emrin e ka Emi. Në fillim qau fort, por kur e kuptoi kush jam dhe kur më pa si dukem, menjëherë u bëmë shokë. U pajtuam me qenë shokë të ngushtë përjetë. Emid he nana e saj e bukur Jonida që unë e du fort, janë shëndosh e mirë! Ju duam shumë të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin. Shoqes time të ngushtë, Zoti i dhëntë shëndetin, lumturinë dhe durimin. Neve na bëftë prindër krenar. Vendi i vet u krenoftë me të”, shkruan Besniku krahas fotos pranë së bijës.

Ata të dy kanë marrë shumë urime për ardhjen në jetë të vogëlushes Emi nga miq dhe fansa të shumtë të cilët i kanë uruar vogëlushes jetë të gjatë dhe të lumtur.

https://www.instagram.com/p/CBksrv5j6sK/

Link: https://www.instagram.com/p/CBksrv5j6sK/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_99p8DDv3b/