Home ShowBiz Me fotot më argëtuese së bashku me Orin, Isli ka një pyetje me spec për të gjithë
Me fotot më argëtuese së bashku me Orin, Isli ka një pyetje me spec për të gjithë
0

Me fotot më argëtuese së bashku me Orin, Isli ka një pyetje me spec për të gjithë

0
0

Ori Nebiaj dhe Isli Islami janë një prej çifteve më të këndshme të ekranit, të cilët i shohim çdo mëngjes në ekranin e “Top Channel” në emisionin “Wake Up”.

Perveçse kolegë ata të dy i lidh edhe një miqësi shumë e mirë, pasi shpesh herë i shohim të postojnë foto së bashku edhe jashtë ambjenteve të punës.

Këtë herë Isli ka postuar një grup fotosh ku ndodhet së bashku me Orin të ulur në një bar ndërsa janë duke diskutuar me njëri tjetrin.

Por nga fotot duket sikur vetëm Ori është duke folur ndërsa Isli vetëm e dëgjon, ndërsa në fund vë duart në kokë.

“A e di njeri ku fiken femrat”, shkruan Isli duke bërë tag Orin dhe duke e shoqëruar komentin me një zemër.

Fansa dhe miq të tyre kanë reaguar me humor ndaj komentit të Islit jo vetëm duke dhënë sugjerime për pyetjen e tij, por gjithashtu edhe duke aluduar se ata të dy mund të jenë të dashuruar me njëri tjetrin.

https://www.instagram.com/p/CBjMYHbnRDa/

Link: https://www.instagram.com/p/CBjMYHbnRDa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_PY6GiHX1q/