Home ShowBiz Deklarata romantike buzë detit, Alfio i dedikon Fatmës fjalët më të bukura
Deklarata romantike buzë detit, Alfio i dedikon Fatmës fjalët më të bukura
0

Deklarata romantike buzë detit, Alfio i dedikon Fatmës fjalët më të bukura

0
0

Moderatorja Fatma Methasani dhe partneri i saj Alfio Rrotani janë një prej çifteve më të dashura për publikun.

Ata janë bërë prindër të një djali disa muaj më parë dhe i shohim shpesh herë të postojnë foto dhe video së bashku me vogëlushin.

Këtë herë është Alfio ai që ka bërë një dedikim romantik për Fatmën në disa foto ku pozojnë së bashku nga bregdeti.

“Në fatin e mirë dhe të keq, dashuria rritet dita ditës”, shkruan ai krahas disa fotove ku pozojnë së bashku dhe duken kaq të dashuruar.

Fatma dhe Alfio kanë disa vite së bashku dhe që prej fundit të janarit janë bërë prindër të Noah.

Në një intervistë të pak muajve më parë, Fatma tha se në planet e tyre është edhe martesa, ndërsa deklaroi se do të dëshironte që ta bënte ceremoni kur Noah të rritet pak.

https://www.instagram.com/p/CBiqKHrg4Is/

Link: https://www.instagram.com/p/CBiqKHrg4Is/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B73ktUxBGMn/