Home ShowBiz Ditëlindja kuq e zi e Zajminës, torta e këngëtares është më e veçanta që keni parë
Ditëlindja kuq e zi e Zajminës, torta e këngëtares është më e veçanta që keni parë
0

Ditëlindja kuq e zi e Zajminës, torta e këngëtares është më e veçanta që keni parë

0
0

Këngëtarja Zajmina Vasjari ka festuar 34 vjetorin e lindjes një ditë më parë me një festë shumë të veçantë.

Ajo ka postuar në instagram disa nga momentet më të veçanta nga ditëlindja në të cilën mbizotëronin vetëm dy ngjyre e kuqja dhe e zeza.

Madje edhe vetë torta e ditëlindjes ishte e gjitha e zezë, dekoruar me një trëndafil të kuq dhe një zi, si dhe një kukull e veshur me fustan të kuq.

Edhe tullumbacat me helium ishin gjithashtu në ngjyrë të zezë, ndërsa Zaimina  kishte veshur një fustan të kuq të shkurtër dhe dukej shumë e këndshme.

“Jam një vit më e vjetër, më e zgjuar dhe më mirënjohëse”, shkruan ajo krahas fotos ku pozon pranë tortës.

Ndërsa në një tjetër foto falënderon të gjithë miqtë e saj për urimet e veçanta që mori për ditëlindjen e saj.

https://www.instagram.com/p/CBi6oV6npL8/

Link: https://www.instagram.com/p/CBi6oV6npL8/

https://www.instagram.com/p/CBiblkknyDY/

Link: https://www.instagram.com/p/CBiblkknyDY/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BpM_FxWHG9f/