Këngëtarja Aurela Gaçe është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.
Atë e shohim gjithmonë në supër formë në skenë gjatë performancave të saj madje edhe kur ka qenë në muajin e 9-të të shtatëzanisë.
Këngëtarja ka postuar në instagram një video ku e shohim duke performuar gjithë energji edhe në muajin e fundit të shtatëzanisë, ndërsa ishte në pritje të vajzës së parë.
Këngëtarja tregon se u bë nënë vetëm dy javë më pas performancës në skenë.
“Ore po nuk ka gjë që më ndal dmth! Opo dridhe mamii dridhe. 9 muajshme shtatëzanë në skenë. Fiks dy javë më pas mora në duar dhuratën më të bukur nga Zoti(fëmijën e parë). Në videon e tretë një super kujtim me Vikena Kamenicën edhe ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të parë e të dyja në prisnim vajza”, shkruan Aurela krahas vidoeve të postuara në instagram.
https://www.instagram.com/p/CBjABR6A4C6/Link: https://www.instagram.com/p/CBjABR6A4C6/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6LTIGFACsm/